Një denoncim i pazakontë vjen nga fshati Sohodoll i Dibrës, ku xhamia e këtij fshati shfrytëzohet nga biznesi privat, i cili ka vendosur një antenë të një televizioni kabllor dhe internet.
Kanë qenë besimtarët ata që kanë tentuar t’i heqin këto pajisje nga minarja, por nuk janë lejuar nga kryeplaku i fshatit, i cili ka deklaruar se lejen për shfrytëzimin e minares nga biznesi privat e ka dhënë ai.
Xhamia e fshatit Sohodoll në Dibër po shfrytëzohet nga biznesi privat, duke fyer rëndë besimtarët.
Ky është shqetësimi i dhjetëra besimtarëve myslimanë që falen në këtë xhami.
Në videot e mbërritura në “Ora Investigim” shihet qartë se në minaren e xhamisë është vendosur antena e një televizioni kabllor dhe internet.
Sipas denoncimit të mbërritur kanë qenë besimtarët ata që kanë tentuar t’i heqin këto pajisje nga minarja, por kryeplaku i fshatit ka ndërhyrë duke deklaruar se lejen për shfrytëzimin e minares nga biznesi privat e ka dhënë ai.

Hoxha i kësaj xhamie, pranon se nga biznesi merr qera.
“Marrim një farë qeraje.”
I pyetur se pse nuk respektohet dëshira e besimtarëve që nga minarja të largohen antenat, hoxha deklaron se atë nuk e pyet askush dhe vendimet i merr kryetari i fshatit.