GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Basha iu kërkon falje demokratëve: Lejova dualizmin në parti, Berisha bëri sikur iku në 2013

18/12/2021
në Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Basha iu kërkon falje demokratëve: Lejova dualizmin në parti, Berisha bëri sikur iku në 2013
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi falje demokratëve për lejimin e rolit të rendësishëm të Sali Berishës në PD përgjatë këtyre tetë viteve të fundit. Përballë demokratëve,
Basha pranoi se Berisha “bëri sikur iku në 2013”, por ndërkohë partia vijoi me një dualitet të dukshëm. Basha pranoi përgjegjësinë për këtë gjë duke theksuar se tani partia e ka një kryetar dhe duhet të ketë vetëm një kryetar.

“Është një kënaqësi t’ju shoh sot të gjithë bashkë, në një ditë ku kemi shumë për të thënë, e cila në këtë ditë reflektimi, bashkimi dhe vendimi për të zgjedhur të bashkuar rrugën e të ardhmes. Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por për të thënë disa të vërteta që për shumë gjatë nuk i kemi shqiptuar, apo vetëm i kemi belbëzuar. E di që disa mezi presin t’i dëgjojnë, e di po ashtu se disa të tjerë mund të mërziten prej tyre. Por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës”, tha ai.

Kryedemokrati tha se si do të jetë Partia Demokratike sot do të jetë Shqipëria nesër.
“Që ne të bëhemi bindës për shqiptarët, që ne të rikthejm besimin e shqiptarëve tek Partia Demorkatike, duhet të guxojmë tu themi atyre se “si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”. Ky është një akt i madh i guximshëm, pasi do të na duhet ta provojmë sot se cfarë do Shqipëria. Dhe ne do tua provojmë. Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standart i cili do të përfshijë këto kategori”, tha ai.

Për kreun e demokratëve në strukturat drejtuese të PD-së nuk do të ketë njerëz që kanë lidhje me histori të dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Ai tha se historia e gjenocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti.
“Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz të inkriminuar, në cfarëdo veprimtari kriminale gjatë këtyre tridhjetë viteve, që janë bërë objekt i dënimeve penale, për krime ndaj qënieve njerëzore, krime ekonomie, vepra penale apo përfshirje në organziata kriminale. Dhe këto jo vetëm për që do bëhen të zgjedhurit e popullit shqiptar por dhe të zgjedhurit brenda PD. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër”, tha ai.

Ai tha se nuk do të lejohet që në strukturat e PD-së njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, me devijime populiste dhe nacionizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë.
“PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do tëj jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër”, tha Basha

Tags: Lulzim Basha
ShareTweetShare
Previous Post

“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës time”, Arben Imami flet pas votimit në referendum

Next Post

Doza e tretë e vaksinës – qytetarët presin në radhë

Next Post
Doza e tretë e vaksinës – qytetarët presin në radhë

Doza e tretë e vaksinës – qytetarët presin në radhë

Lajmet e fundit

Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

25/05/2025
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

25/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

25/05/2025
Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

25/05/2025
Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025
Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

25/05/2025
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

25/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.