Çlirim Gjata, anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, i cili po ndjek referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, nuk e ka përmbajtur sot entuziazmin e tij para mediave kur ka parë pjesëmarrjen e lartë të votim, por nga ana tjetër nuk ka mundur ta fshehë një ndjenjë turpi për atë që e emërtoi si “mitingun e Bashës” në Tiranë, pasi kishin fakte, sidomos nga një zonë ku të gjithë demokratët njihen me njeri tjetrin, se atyre që kishin thirrur në atë takim, u kishin kërkuar të merrnin me vete, pesë vetë nga të familjes!
“Tani, nuk desha të flas për mitingun që ka thirrur z. Basha, – vërejti Gjata, – po është për turp të Zotit, sepse janë thirrur familjarët. Ne kemi të dhëna, jo vetëm me mesazhe telefonike, WhatApp etj. që të marrë secili prej tyre, nga 5 veta me vete, të marrë familjarët, bashkëshortin, bashkëshorten, vajzën, djalin, vëllanë, motrën, kunatin dhe ndonjëri edhe vjehrrën!!!”
Gjata preferoi të komentonte së pari për votimin që po zhvillohej, pasi ai ishte ndier i befasuar. “E papritur, e papritur kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, – tha ai. – Filluan në orën tetë fiks në 100% të vendvotimeve të gjitha degët në qarkun e Dibrës. Deri tani kam qenë në Bulqizë dhe në Peshkopi, do të jem dhe në Klos dhe në Burrel. Në orën tetë ka filluar normalisht votimi me rregull, disiplinë, të gjithë janë në radhë dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, ajo që nuk e prisnim në këtë orë, pjesëmarrje e jashtëzakonshme.
Më thonë se këtu në Peshkopi kanë votuar deri tani 300 demokratë, ndoshta janë shumë më tepër, por le të rrimë me këmbë në tokë, mbi 300 kanë votuar këtu në Peshkopi. Për sa i përket listave, do të votojnë të gjithë anëtarët e PD. Të mos harrojmë se anëtarësinë e PD e njohin të gjithë. E imagjinoni këtu në Peshkopi të mos e dinë kush është anëtar i PD?! Të gjithë e njohin njeri- tjetrin, edhe në rrethet e mëdha. Mund të ketë ndonjë problem me dikë që ka teserën e partisë, por nuk e ka emrin në listë: Ai do të votojë se ka teserën e partisë, ka kartë identiteti, i shënohet numri i kartës së identitetit dhe nëse vonohemi pak.
I kërkojmë ndjesë këtyre njerëzve, këtyre demokratëve që në këtë të ftohtë po rrinë në radhë sepse duhet të shënohet nr. i kartës që të jetë gjithçka e saktë, e rregullt, si në Kuvend, ku u bë regjistrimi elektronik emër për emër dhe që të mos ketë askush ku të kapet, të jetë gjithçka transparente prandaj ose mund të qëllojë që ka emrin në listë, por kartën të vjetër, edhe ai do të votojë se është anëtar. Mbi të gjitha, këtu e njohin të gjithë njeri-tjetrin.
Tani, nuk desha të flas për mitingun që ka thirrur z. Basha, që është për turp të Zotit, sepse janë thirrur familjarët, ne kemi të dhëna, jo vetëm me mesazhe telefonike, WhatApp-i etj. që të marrë secili nga këta nga 5 veta me vete , të marrë familjarët, bashkëshortin, bashkëshorten, vajzën, djalin, vëllanë motrën, kunatin ndonjëri edhe vjehrrën. Nëse nuk shkon mirë me vjehrrën, shyqyr le ta marrë në Kuvend. Po problem është se nuk janë në listën e delegatëve ata që kanë vajtur atje.
Ose, ka pasur edhe veprime të tilla që na kanë turpëruar të gjithëve si demokratë, si mbyllja e dyerve. Këto ditë terma të tillë si zinxhirë, dryna, shula kanë qenë për turp në fjalorin e demokratëve,” përforcoi Gjata në fund të fjalës së tij./ar.sh/SYRI.NET