Sot ka vdekur punëtorja e shërbimeve mbështetëse në Spitalin e Gjilanit, Sahadete Ibrahimi.
Këtë e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, përmes një njoftimi në Facebook.
Spitali u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të së ndjerës.
“Njoftim Mortor. Me dhembje e pikëllim të thellë i njoftojmë stafin e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan për vdekjen e papritur të punëtores së shërbimeve mbështetëse Znj. Sahadete Ibrahimi Ngushëllime familjes, kolegëve. Shpirti i saj u prehtë në paqe!“, thuhet në njoftim.