Më 15 dhjetor, rreth orëve të mbrëmjes, një çift ka denoncuar në stacionin policor në Prishtinë një rast të kanosjes. Në derën e banesës ku ata jetojnë kishte trokitur e dashura e babait të zonjës së shtëpisë.
E dyshuara ishte paraqitur te banesa e çiftit, ku e ka kërcënuar vajzën e burrit me të cilin është në lidhje dashurie, duke i thënë: “Plumbi kushton 50 cent dhe nuk e kam problem për ta bërë këtë gjë se nuk e lo askënd keq”.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak se prindërit e viktimës (gruas) janë shkurorëzuar dhe se e dyshuara është në lidhje me babain e saj.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se e dyshuara e kishte kërcënuar edhe ish-gruan e burrit me të cilin po bashkëjeton.
E njëjta e ka pranuar se i ka kërcënuar, duke arsyetuar se qëllimi ka qenë frikësimi i tyre.
Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur si “kanosje”.