Katër persona janë rrahur mes vete dje në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh bën të ditur se është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Rasti në procedurë hetimore.