Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës ka dalë i pari në zgjedhjet lokale në Drenas, duke marrë 11 mijë e 572 vota apo 54.14 për qind. Nga kjo komunë, për Demokracia.com kanë bërë të ditur se veç se ka filluar emërimi i drejtorëve të rinj.
Deri më tani është bërë emërimi i tetë drejtorive, nga 12 sa ka gjithsej Komuna e Drenasit. Ditëve në vazhdim do të bëhet emërimi i drejtorëve të tjerë në drejtoritë e paemëruara deri tani”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.
Nga kjo komunë kanë theksuar se po e respektojnë kuotën gjinore në emërimin e drejtorëve, ku sipas tyre, deri më tani nga tetë drejtorët e emëruar, katër janë gra.
“Kryetari patjetër do ta respektojë kuotën gjinore në emërimin e drejtorive, duke emëruar kështu gjashtë drejtoresha”, thuhet në përgjigjen e komunës për Demokracia.com.
Ndërkohë, Milaim Hajdari të enjten është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas.
Më 19 vota për, Milaim Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal për mandatin 4 vjeçar në Komunën e Drenasit. Në seancë morën pjesë 31 anëtarë.