Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka treguar të vërtetën kur ka thënë se është ngrohur me batanije pas situatës energjetike që po kalon vendi. Kjo pasi sipas Sherifit, si për hipjen në xhipat edhe për energjinë elektrike kujdese protokolli i shtetit.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se të martën mbërma është ngrohur me batanije, pas reduktimeve të fundit me energji elektrike.
Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.
Lidhur me këtë deklarim të Kurtit ka folur sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.
Ai ka thënë se nuk është e vërtetë fare që kryeministri Kurti është mbuluar me batanije, meqë tregon se protokolli i shtetit kujdesët që t’ia siguroj Kurtit edhe gjeneratorin.
“Se kryeministri qenka mbuluar me qebe nuk është fare e vërtetë. Ashtu siç e kanë hipur në xhipa, siç thotë Kryeministri Kurti, pa vullnetin e tij, ashtu protokolli i shtetit e siguron agregatin dhe energjinë elektrik, pa e pyetur fare. Me një fjalë, Shteti i Kosovës se len Kryeministrin, me qebe. Mos të rren për këtë”, ka thënë Sherifi për Metron.
Ndryshe ndaj deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit kanë reaguar shumë qytetarë, por edhe politikanët. Deklaratën e tij e kanë quajtur ironizuese, ndërsa këshillat për ta kursyer energjinë elektrike i kanë quajtur veprime fëmijërore.