prof.dr Sabahajdin Cena – Requiem për Dr. Fahredin Hotin
Dr. FAHEREDINI E DONTE JETËN
E JO EMRIN E SPITALIT
Gjatë vizitave të shpeshta të këtyre ditëve të ftohta të dhjetorit më binte të pres në QKMF “Fahredin Hoti” të Rahovecit dhe doja apo nuk doja, gjatë pritjes më para-
kalonin mjekët e Krushës së Madhe, ata burra të mëdhenj e me zemra të mëdha.Më kujtohej Dr. Xhemajl Dana, Dr. Ali Hoti e Dr. Fahredin Hoti emri i të cilit më rri
para sysh në mbishkrimin e Qendrësd së Mjekësisë Familjare të Rahovecit.
Më kujtohet dhe më bëhet se më parakalon Dr.Fahredini me Kreshnikun e Tij. Më kujtohet sepse e kam njohur mirë, para dhe pas luftës, e njoh mirë edhe tash edhe pse e hetoj mungesën e Tij. E kujtoj atë mungesë fizike të cilën ma plotëson bujaria, fjala shëruese e doktorit sepse sa plagos arrma, aq plagos edhe fjala, e doktori i nderuar i Krushës së Madhe, së bashku me fisnikët dhe bujarët e tjerë të kësaj qendre luftarake të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut, nuk u step e as nuk u ndalë asnjëherë dhe kishte vetëm një dëshirë, të jetojë Ai dhe pacientët që ia dërgoja, Artij dhe shokëve të Tij.
I donte të gjithë, por kështe vetëm një dëshirë: të fitohet lufta dhe ai ta vazhdojë jetën. Më së paku kishte dëshirëqë Qendra e Rahovecit ta mbajë emrin e Tij. Por ja se, jeta i paska ligjet e veta e njerëzimi u nënshtrohet këtyre ligjeve, e sot Dr. Fahredinit i shkëlqen emri dhe busti në oazën e gjelbëruar dimër e verë në oborrin e qendrës ku punoi, e ai ende më duket i bardhë e me mantel të bardhë ashtu siç ishte ndërsa na i shëronte shokët së bashku me Dr. Xhemajlin e Dr. Aliun me të cilët më pati lidhur prof. Ukshin Hoti, në ditët kur veç patëm filluar të marrim frymë ushtarakisht.
Por, dr. Fahredini nuk kishte dëshirë që asnjë institucion ta bartë emrin e Tij, e donte jetën, pacientët dhe kolegët, e dashtë Zoti dhe qoftë mëshira e Zotit mbi shpirtin e doktorit dhe mbi shpirtërat e 250 viktimave të Krushës së Madhe të të Madhit Ukshin Hoti.