Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, thotë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Sipas saj, nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurt për të mos u nënshtruar përballë çfarëdo lloj presioni.
“Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Postimi i plotë:Gjykata Kushtetuese iu dha përgjigjien e duhur deputetëve të cilët me votën e tyre shkarkuan jashtëligjshëm pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil, duke konstatuar se vendimi ishte kundër kushtetues.Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cënohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, është institucion i pavaruar që për mision ka mbrojtjen e nëpunësve civil dhe të drejtave të tyre. Nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurtë për të mos u nënshtruar përballë cfarëdo lloj presioni.