Duke komentuar deklaratën e Kurtit në Kuvend, se energjia elektrike është e lirë dhe konsumi i kollajshëm, Konjufca e mbështeti atë.
Madje ai tha se kjo është fatmirësi, dhe se nuk duhet kuptuar si diçka që tingëllon në formë të akuzës.
“Ju e dini me çfarë kosto prodhohet energjia elektrike në Kosovë dhe furnizuesi e ka një komoditet që qytetarëve p.sh me ia shit dhe ata me përdor e me pagu më lirë sesa në disa vende të rajonit. Tash kjo është fatmirësi për Kosovën, për shkak të resurseve tona që i kemi edhe për 1 mijë vjet e ardhshme.
Unë mendoj që diku konsiderohet që rreth 300 mijë qytetarët të Kosovës janë të varfër, për ata është shtrenjtë. Me krahasu me shtetet tjera, me koston me sa prodhohet, është goxha lirë”, u shpreh ai në Rubikon.