latan Ibrahimoviq u takua me Papa Françeskun dhe i dhuroi atij librin e tij të fundit dhe një fanellë të Milanit.
Ibra i dhuroi Papës një kopje të librit të tij të fundit, të quajtur “Adrenaline” dhe një fanellë të Milanit.
“Kam sjellë diçka që doja t’jua jepja personalisht”, tha Ibrahimoviq.
“Kjo është një pjesë e historisë sime dhe përmban përshkrimin e jetës sime dhe një mesazh të vogël për ju”.
Kur 40-vjeçari i dha fanellën e tij të Milanit Papës, ai tha: “A ju pëlqen Milani? Unë zakonisht bëj magji në fushë”.
Papa Françesku falënderoi Ibrën dhe i dhuroi sulmuesit librin e tij, “Sporti sipas Papa Françeskut”, shkruan Football Italia,