(Ri-publikim) Në këto momente historike për vendin tim, dua që ti ndaj disa ngjarje nga lufta.
Ishte 28 nëntori 1997 kur publikisht doli Ushtria Çlirimtare, kur të gjithë flisnin për komandantin Legjendar, kur të gjithë filluan të kenë një fije shprese se një ditë do jemi të lirë, do të kemi shtetin tonë, do kemi Ushtrinë tonë, do kemi liri, më kujtohen momentet e para kur pash ushtarët e lirisë, dhe ende nuk bësoja, më kujtohen momentet kur bota fillojë të kthej kokën nga një popull i vjetër që rrezikohej për mos egzistencë!!!
Sot më kujtohen momentet rrënqethëse, kur në vitin 1999, në një ngjarje që as regjisori më i mirë i filmit nuk do mund të imagjinonet, papritur u rrethuam nga forcat barabare serbe në lagjen tonë në Likoc, ata gjuani me breshëri armesh mbi ne, në atë moment humba shokun dhe kusheririn tim, atë ditë pash vdekjen më sy, pash se si bishat versulen mbi njerëz të pa mbrojtur, pash tmerrin që se kisha përjetuar me parë, dhe teksa ata gjuanin unë isha strukur dhe prisja momentin e goditjes fatale. Me besoni që sot kur ndalem dhe mendoj me duket e pa baseushme se si sot jemi gjallë, me kujtohet t’merri i asaj dite e cila më përcjell çdo ditë, më kujtohet fytyra e nënës, kur mbeti e shokuar dhe pa shpresë, më kujtohet gjyshi tek sa lutej, dhe me shikonte më sy të merëzitur, dhe çdo moment më thoshte asgjë nuk bëhet pa thënë Zoti, me kujtohet përqafimi i nënës kur për një moment arritëm të largohemi nga tmerri i asaj dite!
Sot më kujtohet kur ndanim një copë bukë, me kujtohet kur në male ja kërkuam hallallin njëri tjetrit disa herë, më kujtohet kur humbi çdo shpresë, më kujtohen fëmijët që qani për bukë dhe nga frika e krismave të armëve, sot nuk mundem pa kujtuar kur çdo ditë ndëgjonim dhe përjetonim lajme të kobëshme, për masakra, vrasje. Me kujtohet buzëqeshja fundit e dajës së nënës që përqafonte të birin e qate për dajen që sot nuk është në mesin tonë, kujtoj buzëqeshje e tij, buzëqeshje që më ka mbetur si foto në mëmorien time, me kujtohet kur nuk kishim sofër, as bukë për të qitur në sofër…. e si mund ti harrojë ata që shumë i deshta, e sot nuk janë në mesin tonë!!
Pas shumë vujtjëve dhe sakrificave, kam edhe ditën me të lumtur në jetën time, 15 qershor 1999, për një moment harrova çdo gjë, kur i hutuar bërtita si i çmendur erdhë LIRIA….
Ishte dita kur forcat e NATO-s hynë malëve duke na treguar që mund të dalim, mund të flisnim lirshëm, mund të kthehmi në tokat tona, sepse shtëpi tashmë nuk kishim, çdo gjë ishte zhdukur.
Më kujtohet, kur më 17 qeshor 1999, jam kthyer në truallin tim që dikur kishte jetë, kishte shtëpi, kishte zë burri, gruje, fëmijë tani ishin vetëm muret e heshtura, teksa bari kishte kapluar çdo gjë, dukej sikur aty ishte shkrepur bomba atomike, më kujtohet dhe nuk do të harroj kurrë ku mu në mes të oborrit, mi kishin djegur edhe ato pak libra dhe fletore që arrita ti ruaj deri në momentet e fundit, më kujtohet kur mes heshtjës së frikëshme, isha i ulur, por nuk kisha frikë, me kujtohet tek fillova të qaja dhe të falemnderoja Zotin dhe të gjithë ata që na ndihman që të jemi të lirë, të mendoja si të filloja jetën, pas gjithë atyre përjetimëve, e shumë e shumë gjëra tjera, që duhet një roman për ti përmbledhur.
Por sot do ndalem tek kjo datë historike, duke kujtuar dhe falemnderuar çdo Dëshmorë që ra për këtë tokë, (ndoshta ju kemi merëzitur, por sot edhe një gjë po bahet realitet), duke kujtuar fëmijët, burrat, gratë dhe pelq që sot nuk janë në mesin tonë, duke u përulur para juve, dhe sot nga kjo botë ju uroj, urime Ushtria e Kosovës.
Dhe për fund, urime mbarë popullit, urime dhe faleminderit SHBA, ANGLI dhe ju të gjithë që na ndihmuat dhe sot jeni krahë Kosovës.
Data 14 dhjetor 2018 do mbetët në kujtesën time gjëra sa ti mbylli sytë nga kjo botë.
Shkruar nga Agron Veseli