NË VIGJILJEN E BETEJËS NË”LUGUN E ZI” TË PASHTRIKUT IV
Më 14 e 15 dhjetor, të atij viti të llahtarshëm1998, e tërë Kosova pothuajse me tërë shqip-tarinë, zë të mblidhet mnë fshatin Krushë e Madhe që kishte zemër të madhe e burra të mëdhenj. Këtu patën ardhur familjarët e luftëtarëve të lirisë të cilët ranë në pritën serboçetnike te “L’keni i Hasit”, diku nëpër Pashtrik e “Lug të Zi” jo larg”Trumsheve”, Mazrekut, Planesë e Gurra-zhubit. Atyre ditëve, Krusha e Madhe, me zemrat e mëdha të anadrinasve i pati hapur dyert dhe pati shtruar sofrat për të gjithë burrat e dertit.
U shtronin bukë, kripë e zemër. Krushjanët kishin gajretin e burrave sepse vetëm 2 javë më parë patën përcjellur në për-jetësi 7 krushjanë, madje 5 hotjanë të një familjeje, një Durak të Haxhisherifëve, një Malësor-rapsod dhe një hasjan të Hamelëve, prandaj e kishin edhe gajretin burrëror dhe krenarinë kombëtare. Mobilizimi i krushjanëve ishte i gjithanshëm.
Në krye qëndrronte Këshilli për Pritjen e Mysafirëve, ishte theme-luar Qendra për Pritjen dhe Vizitat e Ngushëllimit dhe të Krenarisë, Qendrapër pranimin e arkivoleve që do të vinin prej morgut të spitalit të Priz-renit, Grupet e studenteshave që dot’i tërheqnin nga morgu dhe nga duart e policisë trupat e dëshmorë-ve, komandantët e brigadave 121,122, 123, 124, 125, 126, 127 dhe 128 të Zonës Operative të Pashtrikut dhe pronarët e dhjetë komionetave qëdo ta çanin borën e trashësisë prej 1 metri e që do të niseshin prej obo-rit të kafiterisë “Zepelino” të vëllezër-ve Malësori, djemëve të Mon Malë-sorit të Krushës së Madhe, që do të nëpër Nagac, Hoçë të Vogël, Reti, Samadraxhë, Dabërdelan, Pagarushë, Magjare, Marali, Dragabil, Burim,Gurbardh, Mirushë, Lubizhdë, Dre-nar, Llazicë e deri te “Ura e Pishave”për të arritur në Palac, jo larg Kullave të Rezistencës dhe strehe-ve të Komandantit Legjendart Adem Jashari.
E në krye të tërëorganizimit qëndronte profesor.Kadri Dellova, tashmë një veprim-tar i ndjerë që i mori me vete tëgjitha përjetimet rreth transporti-mit të trupave të “Krenarisë sonëKombëtare” që shtegtuan prej “L’kenit të Hasit” nëpër Krushë tëUkshin Hotit deri në Palac e Prekaz.
Vazhdon nesër; Prej prite në pritë dhe kalimi nën “Urën e Psihave”LAVDI DËSHMORËVE TË PASHTRIKUT!LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!
Sabahajdin Cena.