Një person është vetplagosur sot rreth orës 13:00 në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai ka thënë se policia është informuar nga ana e emergjencës së qytetit se një person është vetplagosur me armë zjarri.
Gjurkaj ka treguar se i dyshuari ka deklaruar se derisa kishte qenë duke vozituar i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbën e majtë.
“Rreth orës 13:00 në rr. “Bujar Roka”kohë ka ndodh vetëplagosje. Nga ana e emergjencës së qytetit është informuar policia për një person i cili është vetëplagosur me armë zjarri. Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartcekur në rrugën e lartcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmben e majte. Nga ana e mjekëve të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë”, ka treguar ai.
Gjurkaj ka thënë se me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorim i Armës“ dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.