Krushë e Madhe dhjetor 1998 prof.Kadri Dellova dhjetor 2015
Krushjanët terhoqën Komandantin Mujë Krasniqi nga morgu i Prizrenit dhe 36 dëshmorë tjere të vrarë në Pashtrik
Më 14 dhjetor 1998 në kufirin e ndarë Shqipëri-Kosovë! Pas marrjes së lajmit të rënies në kufi të afro 150 ushtarëve të UÇK-së krye Komandantin Mujë Krasniqi e Qene Qenaj. Shtabi i UÇK -së, kishte bërë një plan së bashku mbrojtjen civile –ushtarake të Zonës Operative të Pashtrikut ,si dhe me aktivistët e fshatit Krushë e Madhe,për terheqjen e 36 trupave të vrarë të cilët ndodheshin në morgun e spitalit të Prizrenit.
Për shkak të luftës ,shumë familjarë të ushtarëve të vrarë nuk kishin mundësi të tërheqin trupat e të vrarëve , dhe kështu Shtabi i përgjithshëm I UÇK-së , së bashku me Zonën Operative të Pashtrikut ,vendosën që të formohet një këshill I qytetarëvë nga Krushë e Madhe ,si një ndër bazat më të forta të UÇK-së , që ishte afër Prizrenit , që Krushjanët se bashku me UÇK-n si dhe KVD ndërkombëtare të bëhët tërheqja e trupave-ushtarëve të vrarë .- Këshilli Organizativ usharako- civil : Sokol Bashota – Shtabi I përgjithshëm i UÇK-së, Ekrem Rexha – Drini – komandant I ZOP ,Mensur Zyberaj , prof.dr. Sabahajdin Cena, Skender Hoxha – Brigada 124 e Zop.Fatmir Dushaku , Rexhep Krasniqi , Ismet Tara, Haxhi Dellova. Brigada123 , Brigada 125 Nehat Basha , Selim Morina , Faik Berisha dhe Brigada 126 e Hasit , pastaj policia ushtarake : Shefqet Gashi ,Nasemi Mullaabazi, Fitim Duraku, Skender Rexhepi, Bekim Gashi ,Xhavit Elshani ,Nazmi Hoti, Arben Behra , si dhe shumë ushtar të tjerë.
Këshilli ,
Krushë e Madhe: Gani Nalli .Fadil Dellova , Xhemajl i Zeqiri, Xhevdet Duraku ,Kadri Dellova. Sejfullah Sejfullahu,Ragip Hoti, Ismet Gashi ,Gëzim Reshiti, Ismet Nuredini ,Dr.Fahredin Hoti ,Dr.Xhemajl Dana .Dr.Ali Hoti ,Afrim Malsori, Avdi Duraku ,Isa Dina dhe Qamil Haliti.
Lista e disa qytetarëve të Krushës që morën pjesë në tërheqjen e trupave të ushtarëvë të vrarë :
1.Kadri Dellova – kordinator dhe përfaqësues i UÇK-së
2. Malush Gashi – baca Plak
3.Xhemajli Shala
4.Haki Hoti
5.Habib Duraku I vrarë 1999
6.Xhemali Zenuni – Xhem Sherifi
7.Sinan Dana I vdekur
8.Sinan Selmani
9. Bajram H.Bajrami
10. Bajram Reshiti
11.Isuf Gashi – I vrarë 1999
12. Nazmi Gashi
13 .Fadil Reshiti
14 . Jakup Duraku I zhdukur 1999
15.Avdyl Duraku
16.Muhamet Hoti I zhdukur 1999
17.Shaban Hoti I vrarë 1999
18. Bajram Hoti – zhdukur 1999
19.Jakup Ramadani I vdekur
20. Nasip Krasniqi
21.Islam Duraku I zhdukur
22.Halit Haliti
23 Limon Gashi
24. Isa Dina
25.Beqir Rexhepi
26.Rahmon Behra
27.Mehmet Behra
28.Xhafer Malsori
30 Selajdin Dina I vrarë 1999
31.Asllan Hoti I vrarë 1999
32 Xhevat Rexhepi
33.Mixhit Zeqiri
34.Kasapi nga Prizreni
35 .Beqir Elshani – Brestovc
36.Halim Behra
Kjo nuk mund të jetë lista e plotë ,pasi origjinali është djegur më 1999 .Kërkoj falje nëse kemi harruar ndonjë emër !
Ushtaret që mbijetuan në pashtrik i terhoqën prej Pashtrikut ku disa ishin edhe te plagosur,në terheqje morren pjesë pjes këta ushtarë :
Rexhep Krasniqi, Xhavit Gashi . Ejup Hoti, Enver Duraku (dëshmor),Dalip Behra (dëshmor) Shefki Thaqi (dëshmor ) dhe disa ushtar të tjerë nga Krusha e Rogova.Në dimrin e acart të dhjetorit 1998 ku temperaturat shenonin fshati Krushë e Madhe ishte stërmbushur me ushtar të UÇK-së, e popullat e të ardhur nga Drenica, Kaqaniku e viset e tjera të Kosovës, ku të gjithë u mirëpriten dhe u strehuan në dimrin e ftoht me mikëpritjen e bujarin shqiptare.
-20 Kamionat nga Krushë e Madhe u ngarkuan me kufomat e të vrarëve dhe u nisen drejt zonave të lira ,nen percjelljen e UÇK-së ,për në Polac të Drenices. Mexhit Zeqiri i cili ishte njeri nga shoferët e kamionit edhe sot i ka të freskëta këto ngjarje. Në Polac qëndruam 3 ditë deri sa ka përfundu ceremonia e varrimit dhe e pamja për ngushllime.
Për në Polac, ja mësyen edhe shumë civilë për t’ju dhen lamtumirën e fundit dëshmorëve të Kombit. Kështu gjate rrugës Asllan Dana, Fitim e Fatos Sahiti me disa të tjerë hasnin në priten e forcave serbe, të cilet shtien edhe mbi civilet, më pastaj arrestohen dhe drgohen në stacionet e “milicisë ” serbe .Asllan Dana edhe sot i mbartë pasojat e torturave. Në fund nëse kam harruar dikend kërkoj falje pasi kanë kaluar vite. Por, duhet cekur se : asnjëherë Shtabi I Përgjithshëm i UÇK-së , nuk kishte ndarë publikisht ndonjë mirënjohje dhe falenderime për kontributin e dhënë gjatë luftës si dhe sakrificën e qytetarëve të Krushës së Madhe për çlirimin e Atdheut ! Por, familjaret e dëshmorëve këtë se kan harruar asnjëhere , edhe vet baba i Mujë Krasniqit, Halit Krasniqi , pas luftës është bërë edhe miq me banorët e Krushës, pasi njërin nga djemtë e martoj në fshatin Krushe në familjen Duraku , dhe sa here që vie në Krushe, shpreh falenderim për qytetarët e Krushës së Madhe.
Autori i shkrimit është profesor.Kadri Dellova ,i cili u nda nga jeta më 17 shkurt 2020 / Gazeta Papirus/