Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Osmani u zotua se do të ofrojë mbështetje për të gjitha grupet e margjinalizuara, në veçanti për gratë, shkruan KP.
Ajo theksoi se në Kosovë ka shumë raste të diskriminimit të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptianë.
“Ju inkurajoj që të vazhdoni punën e deritanishme në mënyrë që të vazhdohet mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve. Këshilli ka qëllim të mbrojë komunitetet. Do të punojmë që këto probleme të eliminohen për grupet e margjinalizuara. Në agjendën tonë është edhe fuqizimi i gruas, problemet me mungesën e punësimit dhe dhunën në familje. Kjo do të realizohet pa dallim përkatësie. Pandemia në veçanti i ka goditur gratë të komunitetit jo-shumicë. Do të garantojmë të ndërtojmë edhe politika shtetërore”, ka thënë ajo.
Mediat janë lejuar vetëm në fillim të kësaj mbledhje derisa ka folur presidentja e vendit Vjosa Osmani.