Java në vijim me mot tipik dimëror, ftohtë, vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
Rrymimet e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, gjatë kësaj jave edhe do të sjellin kushte të një moti tipik dimëror. Do të mbajë mot i ftohtë, me vransira, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, kryesisht ditën e hënë dhe të martë. Reshjet e borës më shumë priten nga rrafshi i Kosovës, derisa nga Dukagjini do të ketë edhe intervale me diell. Më shumë kushte për borë paraqiten në vise malore.
Nga dita e premte sërish priten reshje bore, e orëve të pasdites edhe të përziera me shi. Fundjava mbetet e ftohtë dhe me borë.
Kushtet e motit, me qarkullim të mirë ajror ditën e hënë dhe të martë, edhe mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, sidomos ditën e mërkurë, ndotësit do të jenë më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
13.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.
15.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Nuk përjashtohen mundësi për reshje lokale bore.
16.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje mund të priten reshje të dobëta bore, e në vise më të ulëta edhe shiu
17.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Priten edhe reshje bore, që ditën edhe mund të përzien me shi. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.
Temperaturat do të jenë më të ulëta nga vlerat mesatare me minimale që zbresin në -1C e -3C, e maksimalet parashihet të jenë në vlera pozitive 1C deri në 3C.
Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-9m/s, të martën edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.