Sido të jetë marrëdhënia e ndërtuar me prindërit, humbja e tyre lë një dhimbje të madhe përbrenda.
1. Ndjen inat brenda vetes
Ndjesia e inatit mund të shkaktojë ndryshime fizike. Mund të duket e çuditshme, por trupi sëmuret fizikisht nga ndjesia e inatit prej humbjes së njërit prej prindërve. Kjo për shkak se në kushtet e stresit, bie shumë imuniteti i trupit duke na bërë më të prirur të sëmuremi fizikisht.
2. Acarohesh kur të tjerët ankohen për prindërit e tyre
Shumë njerëz ankohen për prindërit e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata nuk i duan mjaftueshëm. Mirëpo ankesa të tilla të acarojnë kur vetë nuk e ke njërin prind, pasi të duken si padrejtësi të bëra ndaj tyre
3. Festat nuk janë të njëjtat
Shumica e festive dhe mënyra se si ato festohen, janë krijuar nga prindërit tanë. Këto tradita vazhdojnë tërespektohen edhe sot. Festat e para që do të kalosh pa prindërit mund të të duken ndryshe. Do të ndihesh i vetmuar, i mërzitur, ose do të mundohesh të evitosh disa tradita që ta kujtojnë prindin tënd më tepër.
4. I fal ata
Si fëmijë, prindërit të duken të pamposhtur. Të duket sikur ata dinë gjithçka, sikur mund të ndreqin gjithçka dhe se janë heronjtë e jetës sonë. Por me kalimin e viteve, fillojmë t’i shohim si njerëz normalë, si vetja. Ata kanë të meta dhe bëjnë gabime. Nuk janë perfektë. Por me humbjen e tyre, fillon dhe i pranon më lehtë të metat dhe ia fal gabimet që mund të kenë bërë, por që ty mund të kenë shkaktuar dhimbje.
5. Marrëdhënia me vëllezërit apo motrat e tua ndryshon
Nëse ke qenë apo jo i afërt me vëllezërit apo motrat përpara ndarjes nga jeta të prindit tënd, nuk ka rëndësi. Humbja e një prindi përgjithësisht i bashkon më tepër njerëzit, edhe ata që kanë pasur prej kohësh inate me njëri tjetrin.
6. Mund të harrosh dhe t’i telefonosh ata
Kjo ndodh zakonisht në ditët e para, kur të del nga mendja se ata janë larguar nga kjo botë dhe i telefonon apo i shkruan pa e menduar se ata kanë ndërruar jetë. Ky është një zakon që kërkon kohë të zbehet. E mira është t’i fshini kontaktet që keni me ta, pasi kështu dhimbja do të ndihet përherë e freskët dhe procesi i kalimit të një sfide të tillë do të jetë edhe më i vështirë