GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Selami Hoti : thirrje publike banorëve të, Krushës së Madhe

13/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Selami Hoti : thirrje publike banorëve të, Krushës së Madhe
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, edhe njëhere ju ka bërë thirrje banorëve të Krushës ,që t’i japin dëshmitë e luftës, pasi kjo punë ka hasur në vështirësi.

Selami Hoti, Krushë e Madhe :

THIRRJE PUBLIKEKUJTESA E KOSOVËS Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe.

Të dashur/a baballarë e shumë të çmuara nëna Krushjane, vëllezër e motra, bijë/a, qytetarë/e, intelektualë/e nga Krusha e Madhe dhe fshatrat përreth që gjatë luftës përjetuat dhe humbët njerëzit më të çmuar në luftë bashkë me ne, ju kërkoj që të vazhdoni dhënien e dëshmive tuaja si të mbijetuar/a të masakrës së Krushës, pa dallim moshe apo profesioni.

Dëshmitë tona të luftës së fundit, duhet t’i dijnë gjeneratat në ardhje, t’u shërbejnë historianëve dhe politikanëve, në veçanti tani kur armiqtë tanë shekullor, përsëri mohojnë krimet e tyre ndaj nesh dhe shkruajnë libra e bëjnë filma mbi gënjeshtrën që e kanë armën e vetme, por shumë të fortë.Lufta e tyre ishte pushtuese ndërsa e jona për mbrojtje dhe çlirim të trojeve tona. E tani përsëri, ata shpërfaqën qëllimin kryesor, zgjerimin e territoreve të tyre përmes gjenocidit, si në rastin e republika srbska dhe pinjollëve të dalur nga mëngët e shinellit të Millosheviçit që sot akoma kërkojnë ndarjen e Kosovës, por tani edhe udhëheqin serbinë, të pa ndëshkuar as nga ne e as nga bashkësia ndërkombëtare e që janë vazhdimësi e projekteve të popullit serb që përmes mbi 30-të programeve gjenocidale e shovene, të bekuara nga kisha serbe nën udhëheqjen e serbëve lokal kryen gjenocidin, etnocidin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve jashtë trojeve dardane!

Andaj, dëshmoni, mos ngurroni, ekipet e profesorëve nga Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe intervistueseve janë çdo ditë në Krushë. Këto dëshmi do të vendosen në muzeun e luftës në Krushë, në bibliotekën kombëtare në Prishtinë dhe në web faqe, të përkthyera në gjuhën angleze e serbe. #Historia më e mirë është kur shkruhet nga vetë të mbijetuarit, mos ngurroni!Ju lutem, kontaktoni ata direkt ose përmes këshillit të fshatit, asambleistëve, vullnetarëve dhe nga vetë ju, njëkohësisht ju ftoj të gjithë juve që vini nga diaspora që edhe njëherë, në mënyrë shkencore, t’a bëni të ditur dëshminë tuaj, për botën!P.SKy mision/projekt përkrahet nga Ministria e kulturës, rinisë dhe sportit- MKRS-së dhe Bibliotekës Kombëtare, që në kohën e ish kryeministrit të Kosovës z. Avdullah Hoti, si dhe ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, shkelqësisë së tij z. Philip Kosnett dhe zonjës së tij Alison Kosnett .

Kjo nisëm kishte ardhur pas kërkesës që i bëra në emër të fshatit, ambasadorit të SHBA-së z. Philip Kosnett dhe znj. Alison Kosnett gjatë vizitës së tyre në Krushë të Madhe me datë 14 Gusht 2019. Më pas, ai kishte angazhuar z. Ray Nayler z/drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, dhe z.Besim Kokollari, zyrtar për programe, me të cilët kemi filluar përgatitjen e projektit që nga 11 Marsi 2020 deri në shpalljen e tij. Por, meqë projekti i pranuar ishte mbi shumën e paraparë nga ambasada dhe për mungesë të fondeve, nuk e vazhduan projektin por inkurajuan aplikuesit që me projektet e tyre t’u drejtohen institucioneve vendore. Kështu që, Biblioteka Kombëtare, mori nismën të paraqesë projektin në Ministrinë e Kulturës, ku ministrja znj.

Vlora Dumoshi kishte ofruar gjithë mbështetjen e saj dhe se ministria si e vetme financon projektin. Gjithsesi, falënderojmë Ambasadën për përkrahjen e nismës dhe përkrahjen e vazhdueshme morale pasi që ky projekt ndihmon në ndriqimin e fatit të Krushës në luftë, kontribuon në sjelljen e paqes afatgjate në vend dhe do t’u shërbejë gjeneratave për të kuptuar nga vetë të mbijetuarit masakrën dhe rrëfimet e tyre.Në emër të fshatit Krushë e Madhe falënderojmë ambasadën amerikane, qeverinë e Kosovës, ministrinë e kulturës, Bibliotekën Kombëtare, Komunën e Rahovecit dhe gjithë fshatin për përkrahjen e vazhdueshme që kjo nisëm të përmbushet me sukses.Rrespekt dhe përulje deri në brez për të gjithë të rënët dhe të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe.

Jungjatjeta, Selami Hoti.044-203945

Tags: Selami Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Musliu, Pecit “Minister Pinokio nuk po ndalet me gënjeshtrat e tij”.

Next Post

Humb jetën personi i parë nga varianti Omicron, rritje e lartë e infektimeve

Next Post
Humb jetën personi i parë nga varianti Omicron, rritje e lartë e infektimeve

Humb jetën personi i parë nga varianti Omicron, rritje e lartë e infektimeve

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.