Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se rryma në Kosovë është lirë.
Ajo shkruan :
Pra, sipas Albin Kurtit, rryma është shumë lirë, prandaj shqiptarët nuk po kursejnë, se e kanë gjetur më lirë se badihava! Kjo do të thotë se për t’u zgjidhur problemi me rrymë, duhet të shtrenjëtohet rryma, mandej kursejnë fukarenjtë!
E meqenëse Kosova po përjeton zhvillim të pashembullt ekonomik, askush më s’është mjaftueshēm i varfër, sa mos të ketë pare ta paguaj rrymën….shtrenjëtoje sa të duash, s’ta bën kush paren hesap!!
P.S. Serbëve ua paguan rrymën, ne i dukemi se poharxhojmë!Përse vallë serbët i do më shumë se neve! Se, Dashuria nuk është fjalë, por është faturë që e paguan! Kush ta paguan faturën-ai të do, edhe nëse s’të do qysh ke qejf ti, hakikat – së paku ta do të mirën!