Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti, për siç tha ai neglizhencën që po e tregon në raport me krizën energjetike, që ka prekur shumicën e vendeve.
Në seancën e Kuvendit, në fjalën e tij, Haradinaj kritikoi Kurtin, për refuzimin e projekteve amerikane në energji, duke thënë se i ka bërë dëme vendit.
Mes tjerash, kreu i AAK-së, kërkoi nga kryeministri Kurti, që t’i ngarkojë me detyrë ministrat e qeverisë së tij, që të dalin në teren për të parë nga afër furnizimin me energji.
Këtë porosi Haradinaj, e shoqëroi me kërkesë që ministrat të shkojnë në KEK, për të parë se si është gjendja me energji elektrike në Kosovë.“Qiti ministrat le të mërdhihen kapak në teren….”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Haradinaj