Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka kritikuar heshtjen e Qeverisë Kurti në lidhje me deklaratat e ministrit të brendshëm serb Aleksandar Vulin, për masakrën e Reçakut, shkruan Gazeta Metro.
Kastrati, tha se Qeveria Kurti ishin të zëshëm për Palestinën derisa ky vend për masakrën e Reçakut thoshte se është konflikt I brendshëm.
Ai tutje shtoi se nuk ka parë asnjë reagim nga Qeveria Kurti, por vetëm nga SHBA e BE.
“Ditën kur ai ka folë, kjo ministrja e Kurtit gërvalla që bën “taka-taka-taka” edhe me menxi s’pret me jep dëshmi për Kadrinë e Hashimin atje, ish dashtë me reagu”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Vulin tha se masakra e Reçakut ishte ‘’rrenë’’ dhe nuk ka ndodhur. Për këtë deklaratë patën reaguar ashpër SHBA’të dhe BE duke thënë se të gjitha janë të dokumentuara