GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ritet numri i përdoruesve të drogës, kjo është mosha mesatare

13/12/2021
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Ritet numri i përdoruesve të drogës, kjo është mosha mesatare
Share on FacebookShare on Twitter

Droga, si fenomen shqetësues në shoqërinë tonë, ka shënuar rritje të përdorimit gjatë vitit 2021.

Kështu është bërë e ditur nga qendra “Labirinti” që merret me parandalimin dhe trajtimin e personave të cilët janë përdorues të drogës.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Safet Blakaj, tha për Front Online, se shumica e përdoruesve të drogave në vendin tonë janë të moshës së re.

Blakaj ka treguar se shqetësuese mbetet se një pjesë e madhe e tyre marrin drogë të tipit kokainë.

Ai ka bërë të ditur se në këtë qendër aktualisht janë duke u trajtuar 130 persona.

“Aktualisht në qendrën tonë 130 persona të cilët janë në një program. Ndërsa në programet tjera janë aktualisht gjatë kësaj jave edhe 13 të tjerë. Ka dallim mes llojit të drogave, psh është zvogëluar shumë numri i përdoruesve të tipit heroinë, ndërsa është rrit shumë përdorimi i drogës kokainë. Më shumë, në përgjithësi ka më shumë të rasteve të përdorimit të drogës në këtë vit”, ka deklaruar ai për Front Online.

Blakaj: Mosha kur një përdorues provon drogën për herë të parë është rreth 16 vjeç

Personat që fillojnë drogën për herë të parë, më së shumti i përkasin moshës 16.2 vjeç.

Sipas tij, mosha e personave që po përdorin drogë në vend tani është shumë më e re në krahasim me vitet e kaluara.

“Mosha ka rënë dukshëm, po bazohem në moshën kur dikush për herë të parë fillon drogën dhe kjo moshë aktualisht është 16.2 vjeç që dmth dukshëm ka rënë duke e krahasuar me 10 vitet përpara që ka qenë 21.4 vjeç”, tha ai.

Ai ka treguar se pavarësisht që përdoruesit e drogës kërkojnë trajtim në këtë qendër, më shumë se 40% e tyre ndërpresin trajtimin dhe nuk e vazhdojnë tutje.

Blakaj: Mbi 40% të përdoruesve të drogës e ndërpresin trajtimin

Blakaj tregon se ka prej atyre personave që gjatë trajtimit edhe shërohen, por thotë se kjo varet prej nivelit të përdorimit të drogës.

“Po ka raste që janë shëru, por varet shumë prej nivelit të varshmërisë, llojit të drogës, e kohëzgjatjes së përdorimit e kështu me radhë, në çfarëdo rasti ka prej atyre që kanë abuzu shumë me droga dhe ka prej atyre që e kanë braktis drogën, themi që përgjithmonë kjo nuk dihet, për neve që kushdo që nuk e përdorë drogën prej 1 viti e konsiderojmë që e ka kalu problemin e përdorimit të drogës. Po trajtimin e ndërpresin pothuajse 40% e më tepër, i kthehen përsëri e kështu me radhë”, tha Blakaj për Front Online.

Përdoruesit e drogës e përdorin atë për arsye nga më të ndryshmet, duke u ballafaquar me probleme që u sjellë jeta.

Blakaj përmend tri arsyet kryesore pse të rinjtë po bëhen përdorues të drogës.

 “Nuk ka një arsye apo disa arsye pse dikush përdor drogë e dikush jo, sido që të jetë na konsiderojmë që në Kosovë tri arsye kryesore janë dëshira për t’i takuar grupit, ndryshe që njihet personi i moshatarëve, pastaj është qasja e lehtë e drogave, dhe kureshtja”, tha Blakaj në një prononcim për

Policia: 905 të dyshuar që janë marrë me drogë, 740 të arrestuar

Për këtë, Front Online ka marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave të policisë vetëm në këtë vit janë 905 të dyshuar që janë marrë me substance narkotike, ku prej tyre 740 janë arrestuar, ndërsa në arrati ndodhen të tjerë.

E, prej kësaj shifre numër më i madh i të dyshuarve janë të gjinisë mashkullore, derisa janë vetëm 21 femra.

Në krahasim me vitin që e kemi lënë pas ku është gjetur vetëm një laborator droge, këtë vit policia ka gjetur dy të tilla me bimë të kanabisit në Regjionin e Prishtinës.

Ndërsa, më së shumti sipas Policisë është konfiskuar lloji i tipit marihuanë.

 “Gjatë vitit 2020 ka qenë 1 laboratorë për kultivim të bimëve kanabis sativa i gjetur në Regjionin e Gjakovës. Gjatë vitit 2021 kanë qenë 2 laboratorë të zbuluara lidhur me kultivim të bimës kanabis sativa dhe të dyja kanë qenë në Regjionin e Prishtinës. Numrin më të madh të rasteve e ka pasur regjioni i Prishtinës ndërsa sasinë më të madhe të konfiskimit të substancës narkotike marihuanë ka qenë po ashtu nga Regjioni i Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tags: drogesPerdoruesit
ShareTweetShare
Previous Post

Përvjetori i kapjes së Sadam Huseinit

Next Post

Shkoi në Itali me gomone kur ishte vetëm 2-vjeçe, shqiptarja sot pronare e restorantit të famshëm në Kalabri

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.