GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Juristja denoncon parregullsitë në provimin e jurisprudencës: Shkrim me dorë, salla të papërshtatshme- s’ofrohet asnjë kusht elementar

27/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Juristja denoncon parregullsitë në provimin e jurisprudencës: Shkrim me dorë, salla të papërshtatshme- s’ofrohet asnjë kusht elementar
Share on FacebookShare on Twitter

Juristja Doruntinë Meha ka denoncuar publikisht kushtet e papërshtatshme përgjatë mbajtjes së provimit të jurisprudencës.

Meha, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, e cila ka qenë edhe kandidate në provimin e jurisprudencës, ka denoncuar parregullsitë dhe ka thënë se s’plotësohen as kushtet elementare të mbajtjes së tij.

Tutje, Meha ka konsideruar se provimi nuk duhet të mbahet në formë të shkruar dhe se nevojitet reformë e menjëhershme në këtë drejtim.

Reagimi i plotë:

Juristët që nuk kanë guxim ta mbrojnë vetveten

Provimi i jurisprudencës në Kosovë është një pasqyrë e qartë e mënyrës si sistemi e sheh të drejtën: si barrë, jo si vlerë. Dy herë në vit, qindra kandidatë paguajnë nga 50 euro për një proces që nuk përmban as minimumin e standardit profesional, etik apo njerëzor. Ky është provimi përmes të cilit një jurist certifikohet për t’u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë – dhe megjithatë, zhvillohet në forma të cilat e ofendojnë vetë idenë e drejtësisë.

Shkrimi me dorë, për orë të tëra. Në sallat e papërshtatshme, me temperatura të pakontrolluara dhe pa ofrim të asnjë kushti elementar – as një shishe ujë për pije. Detyra që shpesh janë të gjata, të paqarta, ose të ndërtuara pa përputhje me kohën në dispozicion. Komisione që, në vend se të shërbejnë si mbikëqyrës profesionalë, tregojnë arrogancë dhe mungesë totale të ndjeshmërisë ndaj kandidatit që ndodhet përballë një prove jetësore. Asnjë ligj, asnjë material ndihmës nuk ofrohet – gjithçka duhet siguruar vetë, ndonëse tarifa është paguar.

Gjithë ky proces ndodh në një heshtje të organizuar. Juristët ankohen ndërmjet vete, por rrallëkush flet publikisht. Frika është e madhe: nëse dikush ngre zërin, nuk do të kalojë më. Kjo frikë është bërë zëvendësim i kritikës dhe garanci për vazhdimësinë e një sistemi që nuk i detyrohet askujt për sqarim. Për këtë arsye, edhe pse të gjithë përballen me të njëjtat vështirësi, askush nuk flet. Dhe kjo heshtje është ajo që e mban të paprekur padrejtësin

Askush nuk e konteston nevojën për një provim serioz e të standardizuar. Por kur përgatitja profesionale matet me qëndrueshmëri fizike, kur provimi lodh më shumë dorën se mendjen, dhe kur mënyra e organizimit ofendon më shumë se çdo pyetje brenda testit – atëherë nuk kemi të bëjmë me një proces vlerësimi, por me një formë të organizuar të rraskapitjes dhe nëpërkëmbjes.

Procesi ka nevojë për reformë të menjëhershme. Provimi duhet të largohet nga forma e shkrimit me dorë. Teknologjia nuk mungon – mungon vetëm vullneti. Le të rritet edhe tarifa, nëse është e nevojshme – por kandidatët meritojnë një provim të zhvilluar me dinjitet, me kushte të përshtatshme dhe me mbështetje institucionale. Ligjet duhet të ofrohen nga organizatorët, jo të kopjohen me shpenzime personale. Komisionet duhet të vlerësojnë profesionalisht, jo të imponohet autoritet përmes presioni e ftohtësie.

Nëse një sistem nuk respekton juristin që po hyn në të, si do ta respektojë qytetarin që kërkon drejtësi?

Nuk ka reformë të drejtësisë pa e nisur nga mënyra si përgatitet juristi. Dhe nuk ka drejtësi, nëse as juristët nuk kanë guximin ta mbrojnë vetveten.

Tags: Doruntinë Mehafacebookjurisprudencë
ShareTweetShare
Previous Post

Peci po intervistohet si i pandehur për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Next Post

KQZ shkatërron materialin që u përdor për zgjedhjet e fundit në Kosovëc

Next Post
KQZ shkatërron materialin që u përdor për zgjedhjet e fundit në Kosovëc

KQZ shkatërron materialin që u përdor për zgjedhjet e fundit në Kosovëc

Lajmet e fundit

Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

28/05/2025
“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

28/05/2025
Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

“Është monopol i pastër”- Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.