GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Komandanti amerikan i KFOR-it: Në veri situata e qetë, por e brishtë

26/05/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Komandanti amerikan i KFOR-it: Në veri situata e qetë, por e brishtë
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti amerikan i Komandës Rajonale Lindje, Peter Helzer, ka thënë se situata në veriun e Kosovës është e qetë, mirëpo e brishtë. Ai i ka dënuar sulmet terroriste në kanalin e Ibër Lepencit dhe në Banjskë të Zveçanit. Kronika e gazetarit Venhar Isufi na sjellë më shumë detaje.

KFOR-i është gjithandej përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Situatën këtu, komandanti amerikan i Komandës Rajonale Lindje, Peter Helzer, e vlerëson të qetë, por të brishtë.

Në një intervistë për TËVË1, koloneli Helzer, thotë se për shkak të mungesës së një epilogu të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, rreziku i përshkallëzimit në këtë zonë është çdo herë prezent.

“Është një zonë e prirë ndaj përshkallëzimeve të papritura dhe të mundshme, për shkak të çështjeve të pazgjidhura dhe një sërë sfidash, shpesh të zmadhuara nga retorika nxitëse dhe dezinformimi”, shprehet ai.

Në gjithë vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, koloneli Helzer tregon se KFOR-i e ka shtuar prezencën.

“NATO vendosi deri në 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe ne e rritëm pozicionin tonë në veri të Kosovës. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në një dekadë. Aktualisht, forca e KFOR-it është më shumë se 4700 trupa, nga 33 shtete, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Komandanti i KFOR-it e ka fleksibilitetin për të përdorur asetet e KFOR-it për të adresuar çdo kërcënim në mënyrën më efektive”, thotë komandanti i KFOR-it.

Helzer ka folur për Tëvë1 edhe për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, si dhe atë në Banjskë të Zveçanit.

“Para së gjithash, dua ta bëj të qartë se e kemi dënuar sulmin ndaj kanalit Ibër-Lepenc në nëntor të vitit 2024, si dhe dhunën e parë në Banjskë dhe Zveçan në vitin 2023. Tani është thelbësore që të gjitha faktet të vërtetohen dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë. Në të gjitha rastet, KFOR-i reagoi menjëherë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Ne nuk spekulojmë mbi skenarë të mundshëm në të ardhmen: ajo që ka vërtet rëndësi është që ushtarët tanë të jenë vigjilentë dhe të trajnuar për t’u përballur në mënyrë efektive me çdo kërcënim sigurie që mund të shfaqet”, shprehet ai.

Kosova, prej disa muajsh tashmë, është me një qeveri në detyrë dhe kuvend të pa konstituuar.

Megjithatë, kjo sipas Helzer nuk është se ka ndikuar diçka në situatën e sigurisë.

“Nuk kemi vërejtur ndonjë ndikim të menjëhershëm të kësaj çështjeje politike në situatën e sigurisë në Kosovë. Ne mbetemi të përqëndruar plotësisht në misionin tonë. Në të njëjtën kohë, si të gjithë, shpresojmë për një rezultat të suksesshëm për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thotë Helzer.

Për fund, Helzer theksoi se koordinim i KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është thelbësore për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të sigurisë./GAZETA PAPIRUS/

Tags: brishteKFORKomandanti amerikanMitrovica e VeriutnatoPeter Helzerqetesituata
ShareTweetShare
Previous Post

Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën: Nuk isha më e lumtur

Next Post

Moti sot: Me diell e vranësira

Next Post
Moti sot: Me diell e vranësira

Moti sot: Me diell e vranësira

Lajmet e fundit

Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

28/05/2025
“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

28/05/2025
Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

“Është monopol i pastër”- Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.