GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ndërtoi ‘perandori’ droge në Ekuador, kush është ‘biznesmeni’ që furnizoi Europën me kokainë?

26/05/2025
në Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Ndërtoi ‘perandori’ droge në Ekuador, kush është ‘biznesmeni’ që furnizoi Europën me kokainë?
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan Gjika, një nga figurat më të kërkuara të krimit të organizuar, ka rënë në prangat e policisë në Abu Dhabi për llogari të Ekuadorit. 47-vjeçari shqiptar tashmë do të përballet me drejtësinë. Prej më shumë se një dekade, Diran Gjika u vendos në Ekuador, aty ku ndërtoi një rrjet të sofistikuar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Si kamuflohej Dritan Gjika?

Arrestohet në Abu Dhabi Dritan Gjika, kreu i mafies shqiptare në Ekuador! Në kërkim nga Interpol për trafik droge, pastrim parash e krim të organizuar

Ai ruante profilin e një biznesmeni që merrej me eksportin e produkteve bujqësore dhe ndërtimit ndërsa ka futur në tregjet europiane tonelata kokaine. Për herë të parë shkeli në Ekuador në vitin 2009 dhe në vitin 2013 regjistroi kartën e identitetit ekuadoriane në qytetin Guayaquil, që prej atëherë konsiderohet edhe si vendbanimi i tij zyrtar.

Gjika krijoi disa kompani për t’i shfrytëzuar më pas për trafikun e drogës. Në vitin 2014 bleu aksione në kompaninë “Cresmark”, eksportuese e produkteve bujqësore, ku kishte ortak edhe shqiptari tjetër, Erjon Spahiu.

Këtu nisi gjithçka. Fillimi i një operacioni që do të përfshinte një sërë kompanish me emra të ndryshëm por me të vetmin qëllim, pastrimin e parave dhe fshehjen e drogës në ngarkesat e produkteve.

Në vitin 2021, ai themeloi tetë kompani në bashkëpunim me Rubén Cherres, një biznesmen ekuadorian me lidhje të forta politike, i cili më vonë u vra në mënyrë brutale në vitin 2023 në Santa Elena.

Sipas autoriteteve ekuadoriane dhe spanjolle, Gjika kishte ndërtuar një strukturë kriminale që niste kokainë nga laboratorët kolumbianë drejt Ekuadorit, ku ruhej në sasi të mëdha në provincat Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas.

Droga futej në ngarkesat e bananeve dhe eksportohej drejt vendeve si Spanja, Belgjika, Holanda, Turqia dhe Shqipëria.

Vetëm në Shqipëri, në vitin 2021, janë kapur ngarkesa me kokainë në kontejnerët që vinin nga Amerika e Jugut, përfshirë 10 kilogramë në portin e Durrësit, me porositës firmën “Alba Exotic Fruit”, e përmendur edhe në hetime të mëparshme në Greqi për një rast të ngjashëm me 137 kg kokainë.

Ndërkohë, në media qarkullonin regjistrime audio ku dëgjoheshin biseda të Gjikës me njerëz të afërt të pushtetit. Në një raport të Prokurorisë ekuadoriane, emri i tij lidhej drejtpërdrejt me dosjen “León de Troya”, një hetim për trafik droge dhe korrupsion që përfshinte edhe Danilo Carreran, kunatin e ish-presidentit Lasso.

Megjithatë, në janar të vitit 2022, Prokuroria kërkoi mbylljen e hetimit, duke deklaruar se mungonin elementët penalë. Kjo lejoi Gjikën të vazhdonte aktivitetin e tij të paligjshëm pa ndërhyrje.

Rifillimi i hetimeve

Hetimi që e përfshinte atë u rifillua pas vrasjes së partnerit të tij Cherres, dhe kulmoi me operacionet policore “La Pampa” dhe “Gran Fénix XIII”, të zhvilluara në bashkëpunim mes autoriteteve ekuadoriane dhe spanjolle. Operacioni final, i zhvilluar më 6 shkurt 2024, identifikoi Dritan Gjikën si drejtuesin e organizatës kriminale, por ai nuk u arrestua në atë moment. U zbulua se përmes kompanive të tij dhe njerëzve të përfshirë, ai kishte pastruar mbi 30 milionë dollarë në sistemin financiar ekuadorian./GAZETA PAPIRUS/

Tags: Dritan Gjika
ShareTweetShare
Previous Post

Poloni: Gjetje fosili 17 milionë vjeçar të krokodilit

Next Post

Dakordim gojor me Kurtin për postin e Kryeparlamentarit, Limaj: Ai ka pasë me shku me folë me partinë

Next Post
Limaj pas dështimi të seanës: Duhen kompromise politike, përgjegjësinë për konsitutim e kanë tri partitë e para

Dakordim gojor me Kurtin për postin e Kryeparlamentarit, Limaj: Ai ka pasë me shku me folë me partinë

Lajmet e fundit

Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

28/05/2025
“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

28/05/2025
Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

“Është monopol i pastër”- Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.