Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi ish-deputeti Gramos Agusholli u ndalua në pikën kufitare Merdare e më pas u lirua.
Kurti tha se Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore
“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.
“Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë” , ka shkruar Kurti në Facebook të hënën./GAZETA PAPIRUS/