Kryetari i Prizrenit me këtë rast ka postuar edhe një video me disa foto, transmeton /Gazeta Papirus.
Kryetari ,Shaqir Totaj ka shkruar :
Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes. Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident. Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.