Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, i cili ka nisur më 15 maj dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e shkeljeve nga drejtuesit e motoçikletave.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive, janë shqiptuar 21 gjoba ndaj kundërvajtësve dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut, transmeton Gazeta Papirus.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus të veçantë në parandalimin e ngasjes pa patentë shofer, tejkalimit të shpejtësisë dhe mosmbajtjes së pajisjeve mbrojtëse.
Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat e kontaktit: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.