Katër persona janë arrestuar nga policia.
Të njëjtit dyshohen se ditë më parë kishin kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Pejë.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori i rastit Ersan Qavolli.
“Pas një punë shumë të mirë hetimore në mes të policisë dhe prokurorisë kemi arritur që t’i identifikojmë dhe ndalojmë katër persona në lidhje me vepren penale “Grabitje”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
“Në lidhje me rastin janë sekuestruar edhe një veturë dhe një armë”, deklaroi ai, transmeton Gazeta Papirus
Grabitja kishte ndodhur ditë më parë në rrugën e tranzitit.
Të dyshuarit kishin arritur t’i marrin 900 euro nga ajo pikë e derivateve, rast të cilin e kishte bërë të ditur edhe policia.
“Rreth orës 23:36 në rrugën e KFOR-it tranzitit në Pejë, në një pompë derivatesh është ndalë një veturë kanë dalë dy persona të armatosur me armë dhe kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, Të njejtit i kanë grabitë rreth 900 euro sipas viktimës dhe të dyshuarit janë larguar me veturë në një drejtim të panjohur”.