Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ne Shqipëri në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka pasur në shkollat e disa zonave të caktuara.
Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës
“Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona. Për të shmangur çdo lloj rreziku,
Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras” – thuhet në njoftim