GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Komisioni i Venecias përgënjeshtron ministren e Drejtësisë, Albulena Haxiu

12/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:4 mins read
Komisioni i Venecias përgënjeshtron ministren e Drejtësisë, Albulena Haxiu
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ditë më parë kishte thënë se e ka përkrahjen e Komisionit të Venecias, për amendamentet e propozuara për reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës.


“Sapo dolëm nga takimi në kuadër të Mbledhjes Plenare të Komisionit të Venecias ku u diskutua nisma e Ministrisë së Drejtësisë për të reformuar Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ndryshimet në këtë projektligj janë rekomandime që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026, e cila tashmë ka filluar të zbatohet. Në përgjigje të kërkesës tonë, Komisioni i Venecias konfirmoi nevojën për reformim të Këshillit Prokurorial.

Komisioni i Venecias i jep dritë të gjelbër ndryshimeve ligjore në sistemin prokurorial dhe ofron rekomandime specifike për plotësimin e mëtejshëm të projekt-ligjit, për të siguruar përfaqësim të balancuar”, kishte shkruar ditë më parë ministrja Haxhiu.

Por krejt e kundërtën e thotë një draft dokument i Komisionit të Venecias për këtë çështje, e të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus. Ky dokument në konkluzionet e tij vërteton tendencën e qeverisë për të vën nën kontroll këtë institucion me rëndësi.

Në konkluzionet e draft opinionit që redaksia e posedon, janë dhënë një sër sugjerimesh për ministrinë dhe qeverinë në përgjithësi, duke vënë në pah se disa nga amendamentet duhen rishikuar, e disa duhet të braktisen në tërësi, ngase si të tilla e vënë para ekspozimit të ndikimit politik Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Madje në konkluzionet e Komisionit të Venecias thuhet se disa nga poropozimet e qeverisë e qojnë KPK-në drejt nënshtrimit nga mazhoranca qeverisëse. Kurse për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve porotë thitë se i hap dyert manipulimeve andaj rekomandon braktisjen e plotë.

“Elementi qendror i reformës – përkatësisht ekuilibri i ri mes anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë në KPK – nuk është në kundërshtim me standardet evropiane. Prokurorët e zgjedhur prej kolegëve të tyre përfaqësojnë një pjesë thelbësore të këtij organi (tre anëtarë nga shtatë)”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Megjithatë, reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së në mazhorancën qeverisëse. Projekt-amendamentet propozojnë që të gjithë anëtarët porotë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të padrejtë politik mbi KPK-në dhe duhet të jetë i tillë rishqyrtohet: zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem proporcional të zgjedhjeve, ose emërimi i disa anëtarëve porotë nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile. Ajo është e nevojshme për të siguruar që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që të anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse nuk mund të qeverisin të vetëm;

Prokurori i Përgjithshëm duhet të mbetet anëtar “ex officio” i KPK-së (me rregullimin përkatës të përbërjes së KPK-së, nëse është e nevojshme); ligji duhet të përcaktojë më qartë sferat përkatëse të kompetencës së PP dhe të KPK-së;

Edhe procedura e parazgjedhjes së anëtarëve porotë nga një komision parlamentar është komplekse dhe, në të njëjtën kohë, e paqartë. Kjo i hap dyert manipulimeve, pra Komisioni Venecias rekomandon braktisjen e plotë të kësaj procedure;

Në mënyrë të ngjashme, procedura e parazgjedhjes së anëtarëve të prokurorisë jep shumë pushtet në komisionin zgjedhor të KPK-së, ku dominojnë anëtarët jo prokurorë. Nëse është i nevojshëm një lloj organi filtrues, ai duhet të përbëhet nga prokurorët, ose të paktën shumica e prokurorëve;
Dispozitat kalimtare që parashikojnë përfundimin e parakohshëm të mandateve të të gjithë anëtarëve aktual të KPK-së, dhe duke lejuar KPK-në e ripërtërirë të funksionojë vetëm me anëtarë jo prokuror në përbërjen e saj, janë të rrezikshme për pavarësinë e prokurorisë dhe duhet të rishikohen. KPK-ja e re mund të fillojë të funksionojë vetëm kur të zgjidhen të gjithë anëtarët. Zëvendësimi i anëtarëve që janë aktualisht në detyrë, me anëtarë të rinj, mund të bëhet në raste të jashtëzakonshme dhe justifikohet vetëm nëse çon në një përmirësim të madh në sistemin aktual (në veçanti, depolitizimi). Nëse nuk është kështu, anëtarët aktualë – ose të paktën disa prej tyre, duhet të lejohen të vazhdojnë të shërbejnë në mandatet e tyre”, thuhet në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Tags: Albulena HaxhiuKomisioni i Venecias
ShareTweetShare
Previous Post

Berisha shpërthen në akuza ndaj ambasadores Yuri Kim: Mori peng opozitën

Next Post

Formacionet zyrtare: PSG – Monaco

Next Post
Formacionet zyrtare: PSG – Monaco

Formacionet zyrtare: PSG – Monaco

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.