CNN do të hyjë në tregun mediatik të Kosovës.
Televizioni amerikan do të jetë i pranishëm së shpejti në Kosovë përmes një marrëveshje partneriteti për të prezantuar D1 CNN, një kanal 24-orësh të lajmeve në vend.
Kanali televiziv D1 CNN do të ketë selinë në kryeqytet, Prishtinë dhe do të synojë një audiencë të gjerë brenda vendit.
D1 do të jetë filial ekskluziv i CNN-it në Kosovë dhe do të ketë pjesë të skemës së saj programore emisione të përzgjedhura të CNN dhe lajme të përkthyera në gjuhën shqipe.
Të premten, filiali i CNN në Kosovë shpalli dy konkurse për 65 pozita të lira pune, përfshirë gazetarë dhe staf teknik.
Përveç bazës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, CNN vepron në botë me filialet e saj si CNN International, CNN en Español, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story.