Vendi ynë po përballet me përhapje të rriqrave, profesori Kurtesh Sherifi njofton se janë dy lloje të rriqrave që lëvizin dhe një lloj tjetër që rrinë në fleta të pemëve.
Në KlanKosova pohoi se përhapja e rriqrave është pothuajse në gjithë Kosovën, dhe se janë më të shpeshtë aty ku ka më shumë bagëti, meqenëse ato marrin gjakun nga kafshët dhe kështu mbijetojnë.
“Shumica e njerëzve pickohen nga rriqrat që janë më të vogla. Një rriqër femër thith gjak dhe pas 7-10 ditësh, e ndonjëherë mund të shkojë edhe deri në 14 ditë në një organizëm, pasi të ketë marrë gjak kur mbushet shkëputet dhe gjen një strehë në tokë dhe prodhon vezë”
“Sa më shpejt që i largojmë nga trupi, aq më mirë”, deklaroi Kurteshi, transmeton Gazeta Papirus.
Ai më tej shtoi se kemi raste që rriqrat prodhojnë edhe deri në 20 mijë vezë, dhe ato 20 mijë vezë janë 20 mijë gjenerata.
Profesori rekomandon që të kontrollohen fëmijët sa më shpesh dhe që sa më shpejt që largohet rriqra, aq më pak rrezik ka.
“Në lëkurë mund të qëndrojë deri në 10 ditë. Është mirë që brenda 12 orëve të largohet”.
Profesor Kurteshi rekomandoi po ashtu që rriqrat të mos largohen me duar, sidomos bujqit, meqenëse mund të vijë të infektimi i rrezikshëm.