GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kosova në ngërç politik – Kallas takoi dje liderët e partive opozitare, krejt çka u fol

23/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kosova në ngërç politik – Kallas takoi dje liderët e partive opozitare, krejt çka u fol
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas dje erdhi për vizitë në Kosovë. Menjëherë pas arritjes në Kosovë, ajo mbajti një konferencë të shkurtër për media. Në konferencë, ajo kërkoi nga partitë politike që sa më shpejt të themelojnë institucionet e reja.

“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin dhe rritjen e Kosovës, si dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.

Ajo foli edhe për masat e BE-së, ku theksoi se BE-ja ka filluar në mënyrë graduale largimin e tyre por duhet që mos të ketë përshkallëzim të situatës në veri të vendit.Pas konferencës, Kallas takoi një nga një të tre liderët e opozitës.Fillimisht, ajo zhvilloi takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook foli për takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së. Ai tha se njoftoi se PDK është e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike.“Sonte, pata kënaqësinë ta takoj znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për nevojën për stabilitet institucional dhe përparim të Kosovës drejt integrimit evropian. Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror.”
“Në takim kërkova edhe angazhimin e saj për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si një shenjë konkrete për të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe për avancimin e marrëdhënieve Kosovë – BE. PDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të znj. Kallas për vendin tonë.”, shkroi Krasniqi.
Pas tij, me Kallas-in u takua edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili në takim ia shpalosi idenë për qeveri gjithëpërfshirëse.

“Sot, takova Përfaqësuesen e Lartë, zv.presidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Prishtinë. I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një Qeveri, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret.”, transmeton Gazeta Papirus.

“E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës.”, tha i pari i LDK-së në postimin e tij në Facebook.

Në fund, Kallas takoi edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili theksoi nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Sot pata nderin të takoj Përfaqësuesen e Lartë, zv. Presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.”

“Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë dejt integrimit.”, shkroi Haradinaj.Sot v\Kallas pritet të zhvilloi takime të tjera. Vizita në Kosovë është pjesë e turit të saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor

Tags: ckakajaKallaskrejtNgërçiOpozitarëpartvepolitik lideretu fol
ShareTweetShare
Previous Post

Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Next Post

Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

Next Post
Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.