GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor në dy raste të ndara në tri lokacione dhe që ka rezultuar me dy persona të dyshuar për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste.

Lidhur me këtë nga Prokuroria Speciale kanë thënë se dy persona janë ndaluar dhe se brenda afatit ligjor do të paraqesin kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Në këtë fazë ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”

Në njoftimin e policisë thuhet se kontrollet janë zhvilluar në tri lokacione në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

“Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”

Dy të dyshuarit siç raporton Klankosova janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu. Musliu, sipas të njëjtave burime, ka pasur të afërm në Siri, të cilët dyshohet se janë vrarë atje./GAZETA PAPIRUS/

Tags: Gjykatën Themelore në PrishtinëPolicia e Kosovëspropagandës për organizata terroriste
ShareTweetShare
Previous Post

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Next Post

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Next Post
Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Lajmet e fundit

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

22/05/2025
Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

22/05/2025
Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.