Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka akuzuar liderët europianë për “shpifje të rënda antisemitike” duke pretenduar se ka një “vijë të drejtpërdrejtë” nga fjalët dhe veprimet e tyre me vrasjen brenda natës të dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington DC.
Ai tha në një konferencë për shtyp në Jerusalem tha se “ekziston një linjë e drejtpërdrejtë që lidh nxitjen antisemitike dhe anti-izraelite me këtë vrasje”, shkruan The Guardian.
“Këtë nxitje e bëjnë edhe drejtues e zyrtarë të shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, sidomos nga Europa. Fjalët e tyre janë “blood libel” (shpifje antisemetike) moderne”.
“Shpifjet antisemetike për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe vrasjet e foshnjave hapën rrugën pikërisht për vrasje të tilla. Kjo është ajo që ndodh kur liderët në botë i dorëzohen propagandës terroriste palestineze dhe i shërbejnë asaj”.
“Terrorizmi po na ndjek kudo, por ne nuk do t’i dorëzohemi terrorizmit. Që nga 7 tetori, Izraeli është përfshirë në një betejë në fronte të shumta. Ne po luftojmë kundër atyre që synojnë eliminimin e shtetit hebre”.
Ai më pas iu drejtua popullit izraelit, duke thënë: “Mbani kokën lart. Asnjë komb tjetër nuk do të kishte qëndruar me kaq guxim, përkushtim dhe qëndrueshmëri në atë që kemi kaluar dhe po kalojmë ende gjatë këtij viti e gjysmë të fundit”./GAZETA PAPIRUS/