Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për ‘pasojat’ e politikës së Albin Kurtit, ku për 19 herë me radhë po dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Dukagjin Gorani insiston se shoqëria jonë nuk po e kupton dëmin që po i bëhet vendit, ndërsa Ilir Mirena thotë se dëmin po e kuptojnë edhe bizneset.
Pjesë nga diskutimi i tyre:
Mirena: Ti e ki një shoqëri, e cila është që 3 muj o na lat pa shtet, pa institucione
Gorani: Jo shoqnia s’po klith. Unë s’mendoj që shoqëria jonë është në gjendje me kuptu dëmin që po bëhet
Mirena: Unë besoj që janë duke e kuptuar, bizneset
Mirena: Për krejt këto vite, për krejt ato kultura që i kanë instalu se kush s’është me neve është i poshtër, është me Serbinë, është tradhtar, sot është ka i hakmerret Kurtit, dhe kjo ka zgjasë gati dy dekada, edhe VV por drejtpërdrejt edhe kësaj shoqnie po i hakmerret. Kështu që ka me marr kohë deri të shërohemi pak prej kësaj smuje, deri t’kthjellemi.