Mujë Haliti pretendon se shëronte njerëzit vetëm me një ngjeshje ose prekje. Thuhej se shëronte shumë sëmundje si migrenën, nervin shiatik, të cilat në mjekësi shpeshherë nuk mund të garantojnë shërim.
Ky emër, në kohën e inteligjencës artificiale, u bë i njohur edhe në Ferizaj. H.A., i cili kishte dëgjuar për mrekullinë e tij në Prishtinë, vendosi t’i bëjë një të mirë dhëndrit të tij nga Maqedonia e Veriut, raporton Kiks Kosova.
Për shkak të problemeve shëndetësore që kishte, ai i propozoi dhëndrit që të shkonte te mjeku popullor Mujë Haliti, me shpresën se do ta ndihmonte në shërim.
Dhëndri erdhi dhe bashkë me H.A. morën rrugën për në Prishtinë, të bindur se problemet e tij do të zhduken.
Ata kaluan një kohë të gjatë duke pritur për shërimin e pretenduar, dhe pagesa për një seancë kushtonte 50 euro.
H.A. tregon se, ndërsa prisnin në një kafene, ai mori një sinjal nga komshiu i tij, i cili i bëri të kuptonin se nuk po shkonin te një mjek, por te një mashtrues.
Dhimbjet e dhëndrit nuk kaluan, dhe i zhgënjyer nga shpresa që kishte se aty do të gjente shërimin, ai u kthye në Maqedoninë e Veriut.
Dita pas dite, dhëndri i Ferizajt filloi të përkeqësohej, pasi dhimbjet sa vinin e shtoheshin.
Ngjeshja ose kontrolla nga Mujë Haliti i shkaktoi atij probleme më të mëdha dhe komplikime serioze.
Kritikat nuk ishin vetëm për trajtimin dhe efektin, por edhe për kushtet dhe higjienën në të cilat ai punon.
H.A. e krahasoi vendin dhe kushtet e ordinancës së Mujë Halitit me shtallat e kafshëve. Sipas tij, gjithandej kishte tym dhe papastërti.
Ajo që pacientët merrnin si zotim nga “çudibërësi” popullor Mujë Haliti, ishte se ata do të shëroheshin me vetëm një seancë, por disave prej tyre u kërkohej të vinin përsëri.
Pa asnjë diagnozë apo dokument tjetër, ai u jepte garanci se mund të shëronte shumë sëmundje, si migrena dhe nervin shiatik. /Klankosova.tv
Ndiqeni të plotë kronikën: