GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është mbajtur takimi me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe KESCO-s, për të diskutuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energjipër largimin e rreth 1 mijë 300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike.

Në këtë takim, të thirrur nga LDK-ja kanë qenë të ftuar edhe ZRrE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës, të cilët kanë refuzuar pjesëmarrjen.

“Në këtë takim të ftuar kanë qenë edhe ZRrE dhe Autoriteti i Konkurrencës (AKK), të dy këto institucione që me Ligj i raportojnë Kuvendit, fatkeqësisht nuk morën pjesë, duke shmangur përballjen me deputetët dhe publikun për vendime me pasoja të rënda ekonomike për vendin. Të rikujtojmë se ZRrE dhe AKK iu shmangën Kuvendit sot, por vetëm para dy ditëve ZRrE ka marrë pjesë në një takim me deputetët e LVV-së, por jo në Kuvend po në ndërtesën e Qeverisë. Ky nuk është profesionalizëm, ky është servilizëm. Institucionet nuk mund t’i ikin përgjegjësisë duke i ikur Kuvendit”.

“Takimi megjithatë u mbajt dhe trajtuam çështje si: pasojat socio-ekonomike të vendimit për largimin e bizneseve nga tregu i rregulluar, mungesa e konkurrencës reale në tregun e ashtuquajtur “të hapur”, u kërkua transparencë dhe përgjegjësi për interpretimin e dispozitave ligjore, sidomos Nenit 37. paragrafi 2. të Ligjit për Energjinë Elektrike, në bazë të të cilit KESCO jashtligjshëm është duke u përjashtuar rreth 1300 kompani nga shërbimi universal”, thuhet në njoftim.

LDK-ja gjithashtu bëri të ditur se përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur shqetësimet e tyre, sidomos për kompanitë prodhuese, të cilave siç thuhet në njoftim, ky vendim do u pamundësojë afarizim, “sepse ngritja e çmimit të energjisë rritë koston e prodhimit duke i bërë këto ndërmarrje jokonkurrente në tregun vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa tregtarët do t’i rrisin çmimet të cilat në fund i paguajnë qytetarët e vendit”.

“Takimi u mbyll me kërkesën publike ndaj ZRRE-së dhe atyre që sot menaxhojnë me buxhetin e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje, të anulojnë ose ta shtyjnë për një vit vendimin për largimin e bizneseve nga tregu i rregulluar, deri në garantimin e një tregu funksional dhe konkurrues, në përputhje me ligjin dhe në interes të ekonomisë kombëtare”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së

Tags: AKKldkZRRE
ShareTweetShare
Previous Post

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Next Post

Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.