Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari po kalon në një periudhë të rëndë shëndetësore.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Jasharaj është i shtrirë në Spitalin e Pejës dhe ndodhet nën kujdes intensiv.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe njëri nga mjekët që ka pranuar Jasharajn nën kujdes mjekësor, por që nuk ka pranuar të jap detaje të reja për gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Gazeta Papirus.