GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

20/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dy prej tyre, E.K. dhe V.H., dyshohen për të dyja veprat penale, ndërsa A.H. dhe A.H., për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., më datë 29.01.2025 rreth orës 01:57 në Prizren, në rrugën “Tranziti i Ri”, në hapësirat e parkingut të njërës prej pikave të karburantit, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit V.H. A.H. dhe A.H., dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit F.T.

“I njëjti, pas një mosmarrëveshjeje paraprake që ka ndodhur me datë 28.01.2025 rreth orës 23:00 në afërsi të lokalit të të dëmtuarit F.T., në mes të pandehurit E.K dhe dëshmitarit Gj.Sh., dhe të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe F.T., në momentin kur i pandehuri E.K., dhe dëshmitari  Gj.Sh., arrin me automjet tek pika e karburantit, vërejnë se aty ishte duke i pritur i dëmtuari V.H., i afrohen të njëjtit, bëjnë me gjeste në drejtim të të dëmtuarve A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., që të vijnë në afërsi të tyre, e më këtë rast dëshmitari F.H., arrin te kjo pompë e derivateve dhe takohet rastësisht me ta, kur aty vijnë edhe të dëmtuarit A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., i pandehuri E.K., nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit ‘TT’, fillon të tërhiqet prapa dhe në një distancë nga 1-2 metra, shtie në drejtim të të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe A.H.(2), me ç’ rast nga të shtënat, të dëmtuarit A.H.(1), dhe A.H.(2), marrin plagë të rënda, njëkohësisht i rrezikohet jeta edhe të dëmtuarit F.T.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i pandehuri E.K., deri më datë 12.02.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin ka mbajtur në pronësi dhe posedim pistoletën e tipit “TT” të kalibrit 7.62mm, M75 prodhim jugosllav, me të cilën ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve.

I pandehuri V.H., në vend dhe kohë të njëjtë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.K.

I njëjti, në momentin kur vëren se nga të shtënat që ka shkrepur E.K., goditen të dëmtuarit A.H. dhe A.H., nxjerrë pistoletën e llojit “Sig Sauer” 9x19mm dhe shtie disa herë në drejtim të të dëmtuarit E.K.
I pandehuri A.H. deri më datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim një pistoletë e llojit “Pietro Beretta”, cal. 7.65.

“Po ashtu, në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H., e nxjerrë armën nga brezi dhe me të njëjtën ka shkrepur gjashtë herë. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftim.

I pandehuri tjetër me inicialet A.H., deri më datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën, një pistoletë e llojit “TT” me shtatë fishekë në karikator, të cilën e ka mbajtur në brez në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri e nxjerrë armën nga brezi dhe “në momentin kur rrëzohet për toke shkrepë armën njëherë”.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./GAZETA PAPIRUS/

Tags: pandehurPrizrenTentativeVrasje e rëndë
ShareTweetShare
Previous Post

S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, prokuroria pretendonte për paaftësi mendore

Next Post

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.