Të paktën tre të mitur të plagosur në një sulm me thikë në shkollën Vähäjärvi në Pirkkala
Sipas informacioneve të fundit, të paktën tre nxënës të mitur janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në shkollën Vähäjärvi në Pirkkala. Policia ka njoftuar se prindërit e të gjithë viktimave janë kontaktuar.
I dyshuari, një djalë 16-vjeçar, kishte dërguar një “manifest” për redaksinë e Iltalehti rreth orës 10:42 të paradites së martë, ku njoftonte për qëllimin e tij për të sulmuar vajzat me thikë dhe më pas për t’u dorëzuar në polici. Ai tregoi se kishte planifikuar veprimin për rreth gjashtë muaj.
Menjëherë pas marrjes së mesazhit, Iltalehti kontaktoi shërbimin emergjent dhe policinë. Sipas autoriteteve, në atë moment nuk kishte ende asnjë informacion për aktin e dhunshëm apo për ndonjë detyrë policore në shkollë.
Ngjarja ndodhi në orën 10:42 dhe policia e mori njoftimin për incidentin nëpërmjet qendrës së emergjencës. I dyshuari, i cili është nxënës i shkollës./GAZETA PAPIRUS/