Qytetarët e Prishtinës duket se janë të “bekuar” që të impresionohen me kryetarin e ri në çdo fillim mandati. Ngjashëm si Shpend Ahmeti dikur është duke vepruar edhe kryetari i ri.
Kryetari i sapo zgjedhur ka dalur në punë edhe në vikend për të nisur planin e madh për kryeqytetin.
Bashkë me të në zyre ishte një staf i madh ekspertësh, bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj.
Ka qenë pikërisht ai që ka publikuar pamje nga zyra e Ramës ku shihen grafika, planprogram e dokumente të shumta në të shtunën e parë si kryetar i Prishtinës.
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mandatit të tij kishte arritur ta shes veturën Audi Q7 që e kishte shfrytëzuar paraardhësi i tij, Isa Mustafa. Ahmeti e kishtë dhënë këtë premtim se do ta shes dhe e kishte realizuar pas 3 vite e gjysmë.
Ahmeti ka thënë se nga shitja e kësaj veture, paratë do të përdoren për më të rrezikuarit e Komunës së Prishtinës, “le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blihen më, së paku jo me para publike…”, kishte shkruar Ahmeti.
Shpend Ahmeti kishte premtuar gjatë fushatës, se në punë do të shkojë me autobus, si qytetar i rëndom.
Ai në ditën e parë të punës, si kryetar i Prishtinës kishte udhëtuar me autobusin e Trafikut Urban.