Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u shpreh se lideri i VV-së, Albin Kurti sot do duhej të reflektonte e të ndryshonte kandidatin e saj për kryeparlamentar.
Ai madje deklaroi prerazi se janë kundër votimit të fshehtë, transmeton klankosova.tv.
”Duket një deja vu. Derisa nuk ka një marrëveshje mbetet e njëjta”.
”Tash nuk bëhet llaf më për pushtet, flasim për partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Është antikushtetues ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë vazhdimit të seancës”.
”Është ofertë e mirë dhe zotri Kurti sot ish dashtë me reflektu [ ta ndërrojë kandidatin]”.
“Duket një déjà vu e nagjashme si gjithë këto seanca perderisa nuk ka ndonjë marrëveshje, atëherë mbetet e njëjta. Unë shpresoj që të kemi kohë ta propozojmë kandidatën për të cilën jemi thirrë në to Shqipen ose Saranda Bogujevcin jemi të gatshëm më ja dhanë votën. Kurti sot ish dasht me reflektu”, tha Haradinaj.