Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të dy shteteve amerikane.
Zyrtarët në Kentucky thanë se kishte pasur 14 vdekje për shkak të motit të keq, ndërsa shtatë persona u vranë në Missouri, përfshirë pesë në qytetin e St Louis.
Tornadoja e Kentucky goditi Qarkun Laurel, në juglindje të shtetit, në orët e para të së shtunës. Zyrtarët thanë se prisnin që numri i të vdekurve të rritej, raporton BBC
Zyrtarët e Misurit thanë se 5,000 ndërtesa u dëmtuan, çatitë u shkatërruan dhe linjat e energjisë u rrëzuan ndërsa një tornado goditi të premten.