Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendose që seanca për konstituim të mbahet një herë në javë në vend të çdo 48 orë, duke thënë se kjo ‘‘me fjalë të tjera’’ nënkupton ‘‘më pak punë, më shumë ngërç’’.
Ajo ka theksuar edhe se vendi ndodhet në krizë institucionale.
‘‘Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës, po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit. Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç’’, ka shkruar ajo. /GAZETA PAPIRUS/