Një vrasje ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj. Një person është vrarë në mbrëmje, në rrugën “Reçaku”, në hyrje të qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është mashkull, i moshës së re.
Tash për tash nuk dihen detaje të tjera për rastin. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, duke zhvilluar hetimet.