Ka nisur vazhdimi i seancës së 17-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e partive politike në nisje të seancës së sotme të Kuvendit.
Sot pritet propozimi për kryetar të Kuvendit, derisa VV-ja vazhdon të insistojë që për këtë post është e denjë Albulena Haxhiu, për të cilë s’po i arrin t’i sigurojë numrat.
Partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues.
Tash e disa seanca VV po bën përpjekje për të formuar Komision për votimin e fshehtë, po ndërrimi i mënyrës së votimit po vlerësohet shkelje e rregullores nga partitë e tjera politike.
Sot, partitë hyjnë në seancë pas takimit të liderëve të tyre me Presidenten Osmani më 15 maj.
Tashmë janë bërë tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe Kosova ende është pa institucionet e saj./GAZETA PAPIRUS/